Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë në kufijtë ekzistues

Prishtinë, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka takuar ish-diplomatin francez, aktualisht këshilltar i lartë i Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guehenno.

Lajmin për këtë takim, Haradinaj e ka bërë të ditur në Facebook ku ka dhënë edhe detaje.

“Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka shtuar se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse në kufijtë ekzistues.

“Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...