Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj: Kosova qëndron pranë SHBA-së në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe sigurisë

Prishtinë, 24 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar me rastin e rrëzimit të një aeroplani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjirin Persik nga ana e Iranit.

Haradinaj me këtë rast në profilin e tij zyrtar në Twitter ka shkruar se i konsideron veprimet e Iranit të gabuara.

I pari i ekzekutivit theksoi se Kosova do të qëndrojë pranë Shteteve të Bashkuara, për të mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë.

“Kosova konsideron se veprimet e Iranit në ngritjen e tensioneve në Gjirin Persik janë të gabuara dhe ne qëndrojmë së bashku me të drejtën e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur vlerat e lirisë, paqes dhe sigurisë, gjithmonë dhe kudo.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...