Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj kujton martirët e Gjakovës në 22-vjetorin e rënies

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar sot martirët e Gjakovës në 22-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë datë kujton familjen e cila ishte shuar pa lënë pasardhës.

“Me përulje të thellë, kujtojmë sot, njëzetedy vite më pas, martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona në Gjakovë. Kujtojmë familjen që u shua pa lënë pasardhës, familja e Januz Canës, gruaja e tij Ganimetja, vajza Shpresa dhe djali Fatmiri”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Dita e kobshme, kur Gjakova u kaplua nga zjarri!
Me përulje të thellë, kujtojmë sot, njëzetedy vite më pas, martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona në Gjakovë.
Kujtojmë familjen që u shua pa lënë pasardhës, familja e Januz Canës, gruaja e tij Ganimetja, vajza Shpresa dhe djali Fatmiri.
Kujtojmë ata që u sakrifikuan në shtëpinë e familjes Vejsa: Fetije Vejsa, Shahindere Hoxha, Flaka Hoxha (15 vjeçare), Tringa Hoxha Vejsa me fëmijët e saj Rita (2 vjeçare), Arlindi (5 vjeçar), Marigona (9 vjeçare) dhe Dorina (11 vjeçare); Valbona Vejsa me fëmijët, Doruntinën (3 vjeçare), Egzonin (5 vjeçar) dhe Rinën (7 vjeqare); Valbona Byci-Caka me tri vajzat e saj Dionën (2 vjeçare), Delvinën (7 vjeçare) dhe Dalinën (14 vjeçare); Hysen Gashi, Mandushe Nuqi e Shirine Nuqi.
Kujtojmë Martirët e Lirisë që u sakrifikuan në pjesë të tjera të Gjakovës: Rexhë Gucin, Xajë Kurtin, Shukri Hoxhajn, Mazllom Kavajën, Sulejman Gërçarin së bashku me tre djemtë e tij (Skënderin, Haxhiun dhe Albertin), dy vëllezërit Dylatahu (Skënderin e Naserin), Melaim Qarkaxhiun, Blerim Bërdoniqin, Bujar Tetrica, vëllezërit Hasan e Adem Haxhia, djemtë e Ademit Berati e Gëzimi dhe gruaja e Hasanit Myzafere Haxhia, Afërdita Deda-Demjaha me të birin Argjentin.
Gjakova atë ditë u kaplua nga zjarri. Ai zjarr u bë simbol i sakrificës për lirinë e Kosovës. Liri që sot duhet ta ruajmë e çmojmë, sepse erdhi nga gjaku i të rënëve.
Lavdi e përjetshme!

Postime të ngjashme

Zgjedhjet në PDK: Djali i Xhavit Halitit shpërndan një foto të Gent Cakajt

Dafina Vidishiqi

Kurti: Këtu bënin plane për çlirim – Zahiri, Ilir Konushevci, Hakif Zejnullahu e shumë të tjerë

Dafina Vidishiqi

Vetëvendosje ende e pavendosur për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Dafina Vidishiqi

Milaim Zeka: 3 korriku, dita kur duhet mu kthjellë PDK-ja

Dafina Vidishiqi

Kush janë emrat që mund të marrin drejtimin e PDK-së në Konventën e 3 korrikut?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...