Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj lajmërohet nga Berlini: Gjermania të shtyjë përpara heqjen e vizave për Kosovën

Prishtinë, 17 nëntor, zhurnal-ks – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Gjermani, ku sot ka takuar drejtoreshën në Ministrinë e Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s, Susanne Schutz dhe Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim është diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve tona, si dhe sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë.

Haradinaj ka kërkuar nga Gjermania që përfundimisht të shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyjë përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, shkruan Haradinaj në një postim në Facebook.

Postime të ngjashme

Keqpërdorim të pozitës zyrtare, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit

Bekim Laçi

BE dhe SHBA-të intensifikojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Bekim Laçi

Von Cramon: Shpresoj Kurti të dëshmojë që e kupton rëndësinë e dialogut

Bekim Laçi

“Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh”

Bekim Laçi

​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve në Hagë

Bekim Laçi

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...