Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj: Në dosjet e Speciales pamë emra të njerëzve që kanë punuar me Serbinë

Në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ditë më parë kanë arritur rreth 400 mijë dosje që tregojnë bashkëpunimin e përfaqësuesve të gjykatës me institucione të Serbisë, emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe dëshmitë e tyre, si dhe detaje tjera. Por, një ditë më pas këto dosje janë konfiksuar nga Specialja.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha këto dosje duhet t’i kenë edhe avokatët.

“Këto dosje (kopje) do të shpërndahen. Ne për katër orë sa kemi pasur mundësi kemi parë emra, ka njerëz që kanë punuar me Serbinë. Ata që janë në emra është dashur të akuzohen dhe jo të dëshmojnë”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij, materialet janë prej njerëzve të tyre, pra atyre që kanë qenë bashkëpuntorë të Serbisë. “Ne kemi bërë thirrje që një kopje të ia japim Gjykatës Speciale”, theksoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...