Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Arkitetkti, Përparim Rama tash kandidat për kryetar të Prishtinës pati planifikuar një lagje në afërsi të liqenit të Badovcit.

Anulimin e këtij projekti e pati bërë ministri i atëhershëm i infrastrukturës në qeverinë Kurti I, Lumir Abdixhiku, i cili një vit pas, Përparim Ramën e prezantoi si kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e kryeqytetit.

Të njejtën po e thotë edhe Kandidati për komunën e Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Haradinaj i ftuar në ATV tha se nëse bëhet kryetar i Komunës së Prishtinës nuk do ta lejoj Ramën ta realizoj këtë projekt.

“Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj atë ta ndërtojë Badovcin, lagjen Badovc do të ja ndaloj më shumë nuk mundem”, tha Haradinaj.

Ndërkaq Haradinaj nuk deshi të komentoj më shumë kandidatët për komunën e Prishtinës.

“Unë mendoj që këta janë shkollë e njëjtë vetëm emra të ndryshëm me kryetarin aktual, Prishtina këtu do të përcaktohet a e dëshirojnë shkollën e njëjtë apo dëshirojnë ta ndryshojnë gjendjen në Prishtinë.”

Ai shtoi se Prishtina duhet të ketë zhvillim pasiqë ka fonde të mjaftueshme.

Postime të ngjashme

Tërnava takon komandantin e KFOR-it, i shpreh mirënjohje për përkushtimin e tyre për sigurinë në Kosovë

D V

Zbulohet pllaka përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë gjatë detyrës

D V

Aksidenti me autobus: 26 persona lirohen nga spitali, 15 vazhdojnë trajtimin

D V

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

D V

Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë

D V

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...