Haradinaj njofton për aderimin e ri, profesori universitar merr udhëheqjen e degës në Shtime

nga D V

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot i është bashkuar profesori universitar me përvojë të gjatë akademike, Mensur Neziri.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me degën e Aleancës në qytetin e Shtimes. Me përvojën e tij të dëshmuar, Profesor Neziri do të jetë një alternativë serioze për qytetarët e Shtimes drejt avancimit të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Vizioni i Aleancës për një shtet të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht po merr mbështetje anekënd vendit. Koalicioni i prirë nga Aleanca po dëshmohet si forcë serioze politike për t’i sjellë Kosovës ndryshimin e nevojshëm. Në këtë rrugëtim për shtetin, na janë bashkuar shumë njerëz me vlera, profesionistë të dëshmuar në shumë fusha.

Sot, Aleancës i bashkohet edhe z. Mensur Neziri – profesor universitar e me një përvojë të gjatë institucionale dhe akademike. Gjithashtu, nga sot, z. Neziri merr besimin për të udhëhequr me degën e Aleancës në qytetin e Shtimes. Me përvojën e tij të dëshmuar, Profesor Neziri do të jetë një alternativë serioze për qytetarët e Shtimes drejt avancimit të mirëqenies së përgjithshme dhe zhvillimit.

Suksese në rrugën tuaj të re Profesor Mensur Neziri. Bashkë për Aleancën dhe shtetin!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More