Haradinaj: Njohja nga Kenia ndodhi falë ish-presidentit Pacolli

nga Xh M

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Kenia, duke e cilësuar si një zhvillim tejet pozitiv për vendin.

Ai në një postim në Facebook, vlerësoi rolin e ish-presidentit Behgjet Pacolli në arritjen e kësaj njohjeje dhe theksoi se puna për avancimin e Kosovës duhet të bëhet nga çdo pozitë qoftë brenda apo jashtë politikës, në pushtet apo në opozitë.

“Kjo njohje e re, falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, le të jetë një zile alarmi për ata që kanë veshë: për Kosovën duhet të punohet nga çdo pozicion, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët duhen ruajtur gjithmonë dhe për avancimin e Kosovës duhet të punohet ditë e natë,” ka shkruar Haradinaj, raporton KosovaPress.

Ai gjithashtu kritikoi ata që, sipas tij, nuk i kanë sjellë asnjë të mirë Kosovës, por sot dalin hapur kundër interesave të vendit dhe aleatëve të tij strategjikë.

Kenia është vendi i 118-të që njeh Kosovën shtet. Izraeli ishte vendi i fundit para Kenisë që njohu Kosovën para pesë vjetësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More