Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj përshëndet miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje, thirrje Qeverisë që sa më parë ta fillojnë implementimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përshëndetur miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se zvarritja e këtij Ligji ishte në dëm të qytetarëve.

“Përshëndes miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka bërë thirrje që ekzekutivi të të fillojë sa më parë implementimin sepse ekziston gjendje e rënduar tek qytetarët dhe ekonomia në përgjithësi.

“Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi që dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, është shprehur Haradinaj.

Postime të ngjashme

Kurti takim përmes audio-konferenës me të ngarkuarën me punë në Izrael

N E

Albin Kurti takohet me Komandantin e KFOR

N E

Qytetarët kërkojnë epike mobile për vaksinim në Kosovë

N E

Albulena Haxhiu: “Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione”

N E

Kosova ndan 20 milion euro ndihmë për bizneset

N E

Ministri i Jashtëm gjerman, Maas të enjten në Kosovë – këto janë temat që do të diskutohen

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...