Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj për Hasan Prishtinën: Figura më emblematike e Kosovës

Vushtrri, 19 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së “Hasan Prishtinës” në Vushtrri.

Ai ka dhënë vlerësim shumë të lartë për figurën e tij dhe kontributin e tij në çështjen shqiptare.

“Hasan Prishtina mbetet figura më emblematike e Kosovës, që jetën, pasurinë dhe intelektin e tij, e shkriu për lirinë e popullit shqiptar”.

“Në nderim dhe kujtim të kësaj vlere kombëtare, sot bashkë me Kryetarin Xhafer Tahiri, bëra homazhe te shtatorja e “Hasan Prishtinës” në Vushtrri”.

“Përherë falënderues për rolin historik të themeluesit të shtetit shqiptar” ka shkruar Haradinaj në Facebook

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...