Kosovë

Haradinaj për Mikullovcin: Baca Adem përmes artit, arriti ta mbajë gjallë ndjenjën kombëtare

Zhurnal Ads

Kreu i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Mikullovci, pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh, Adem Mikullovci, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me pikëllim mori lajmin e trishtë të vdekjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e 2 korrikut.

Ai tutje tha se Mikullovci arriti të mbajë gjallë ndjenjën kombëtare edhe në rrethana të vështira për shqiptarët.

“Me pikëllim mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur, deputetit të Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e 2 korrikut, mikut tim Adem Mikullovci”.

“Baca Adem përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët.
Duke ndarë dhembjen për këtë humbje, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes Lumnijes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën”, është shprehur Haradinaj.

Postime të ngjashme

OVL-ja e UÇK-së thotë se Prokuroria në Hagë nuk ka prova

D XH

Rëndohet situata me COVID 19 në spitalin e Pejës, 7 pacientë në gjendje të rëndë

admin

Hoti takon përfaqësuesit e pensionistëve, flasin për kushtet dhe sfidat që ata përballen

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...