Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj për njohjen nga Izraeli: Pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare po forcohet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se njohja e Kosovës nga Izraeli është akt historik i cili forcon pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai shton se subjektiviteti i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.

Haradinaj ka falenderuar SHBA-të për ndërmjetësimin e tyre në njohjen nga Izraeli.

Postimi i tij i plotë: Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.

Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve.

Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaç të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, SHBA-të, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si President i ardhshëm i vendit.
Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit!
RH

Postime të ngjashme

Majori i KFOR-it për zjarret: Do të ofrojmë ndihmën tonë me të gjitha mjetet që i kemi

D V

Nesër mot i ndryshueshëm, të premten shtrëngata dhe shi

D V

Zjarret, Osmani: Kosova është shtëpia jonë, duhet t’i ruajmë jetët e njerëzve tanë

D V

Përgjimet, Këshilli Prokurorial i Kosovës fillon procedurë disiplinore ndaj prokurores Shemsije Asllani

D V

Arrestohet një person në Mitrovicë për zjarrvënie

D V

Zjarret në Rugovë, shkatërrohen mbi 80 hektarë tokë e pyje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...