Haradinaj për takimin Kurti-Vuçiq në Bruskel: Kryeminsitri s’do me e kuptu se pa SHBA-në dialogu është i vdekur dhe në qorrsokak

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

 

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka quajtur takim koti, duke thënë se të dyja palët po e mashtrojnë popullin me retorika populiste.

“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve”, tha ai.

Tutje theksoi se kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces, pasi sipas tij dialogu pa SHBA-në, është i vdekur.

“Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!

“Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, shkroi Haradinaj.

Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, July 19, 2021

Related posts

Tërhiqen shortet për numrat që do të bartin partitë politike në zgjedhje e 17 tetorit

D V

Erdogan dhe Vuçiq bisedojnë për Kosovën

D V

Vuçiç reagon pas deklaratave të Erdoganit: Kosova s’është Turqi, i përket Serbisë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More