Haradinaj për tragjedinë në Tetovë: Jemi bashkë me familjet që pësuan, shërim të shpejtë të lënduarve

Shkup, 9 shtator – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur solidarizimin me të prekurit nga tragjedia në Tetovë, ku të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur nga një zjarr që shpërtheu të mërkurën mbrëma në spitalin modular atje.

 

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shprehur dhimbje për familjet që pësuan në këtë tragjedi.

Po ashtu, ai tha se solidarizohen edhe me autoritetet shtetërore atje.

“I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës. Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan, ndërsa lutemi për shërimin sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit.  Solidarizohemi me kryetaren e komunës znj. Teuta Arifi dhe të gjitha autoritetet shtetërore atje, për përpjekjet e tyre në shpëtimin e jetëve”, shkruan Haradinaj. 

I trishtuar nga tragjedia në spitalin modular të Tetovës.Në këtë kohë dhembje, jemi bashkë me familjet që pësuan,…

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, September 9, 2021

Related posts

VMRO-ja kërkon edhe dorëheqjen e Zoran Zaevit

D V

Takim i Mickoskit me ambasadorin izraelit, Orijan

D V

Në Shkup janë sanksionuar 224 shoferë – 133 për vozitje të shpejtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com