Kosovë

Haradinaj: Policët e rënë në krye të detyrës, janë heronjtë e paqes

Zhurnal Ads

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se ky është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë.

“Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjtë tanë të paqes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

U bën njëzetenjë vite prej kur Kosova u bë me Polici të saj. Mijëra vajza e djem të uniformuar përgjatë më shumë se dy dekada ofrojnë siguri për qytetarët. Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm dhe më profesional në vendin tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit.
Mirënjohës përjetë gjithë pjesëtarëve të PK-së që ranë në krye të detyrës. Ata janë heronjtë tanë të paqes. Kujtimi dhe nderimi për ta do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë si shtet e si popull.

Postime të ngjashme

Kosova planifikon të siguroj 1.2 milion vaksina kundër COVID-19, të njëjtat do tu jepen falas qytetarëve

D XH

Haradinaj-Stublla raporton në komisionin për Integrime Evropiane

admin

Policia arreston kërcënuesen e Gazmend Muhaxherit

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...