Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Haradinaj: Sali Zyba i LVV-së ishte sekseri për vota të Presidentes

Prishtinë, 6 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë aktuale se ka blerë vota nga deputetët e partive të tjera për të votuar Vjosa Osmanin për Presidente.

Ai u shpreh edhe se ata janë munduar që ta trafikojnë edhe Ligjin për Zgjedhjet, por që nuk iu lejua nga ana e opozitës.

“Kemi përshëndetur e i kemi uruar fituesit e zgjedhjeve, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje për suksesin e arritur në zgjedhje dhe i jemi përgjigjur ftesës për biseda me ta, por ajo që ka pasuar më tutje nuk është se ka lënë një shije të mirë për Kosovën, pra fituesi, Lëvizja Vetëvendosje me 50 për qind e kërkonin votën me kërcënim se ‘ju çojmë në zgjedhje e do të fitojmë më shumë vota kësaj radhe”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

“Një qasje e këtillë e kërcënimit se ‘ju çojmë në zgjedhje nëse s’na votoni kandidaten tonë, ishte disi e jo e drejtë dhe jo e nevojshme sepse ata ishin fitues, dhe ishte çuditshme se nuk u shërbyen me argumente tjera për shembull se nëse shkojmë prapë në zgjedhje do të rrezikohej ekonomia, qytetarët nga pandemia, etj., por ishte kërcënim i pastër se nëse s’na votoni ne do të shkojmë prapë në zgjedhje”.

Më tej Haradinaj tha se “kjo qasje e kërcënimit dhe e nënshtrimit na largoi edhe më shumë nga një mundësi e vlerësimit të asaj që po ndodhë drejt, ishte fakti i një dakordimi i kryeministrit dhe presidentes ishte ligji për zgjedhjet dhe mënyra se u trafikua ligji në mbrëmje, të premten në ora 10 të natës mbyllen dyqanet e restorantet e kafiqat, ndërsa në atë kohë u hapke parlamenti për ligjin që nuk kishte ndonjë urgjencë”.

“Pra ky ishte momenti i dytë që ishte zhgënjyes dhe tregon se kush janë këta njerëz. Momenti i fundit ishte blerja e votës për presidentin, pra jo marrëveshje politike me partitë, por blerja e votës. Dy nga ta ishin në dakordim me Listën Serbe për deputetin Hoxha dhe Gashi. Kjo është blerje dhe tregtim i votës”.

Haradinaj tha se “Hoxha ishte i sinqertë se tregoi që ‘mu dha një zëvendësministër, ndërsa ne kemi informata për oferta që i janë bërë gjithë deputetëve për votë”.

“Sali Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë sekseri për vota. Ai ka vizituar plot deputetë për vota”.

“Kemi deputetë të tjerë që kanë ardhur me oferta, na kanë treguar se çka i kanë ofruar të tjerëve. Pos të deputetja Reshitaj ka pasur presion edhe te deputetë të tjerë të AAK-së dhe atë presion serioz, në formë të krijimit të një klime përreth se ‘do të kesh këto beneficione e materiale të natyrave tjera, dhe duke qenë kështu s’mund ta uroj presidentin që ka blerë vota”, deklaroi Haradinaj

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...