Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj-Stublla e sheh të rëndësishëm rolin e Britanisë në dialogun Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar bisedë telefonike me ministren britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.

Kryediplomatja Haradinaj – Stublla, siç njofton kumtesa zyrtare, tha se Mbretëria e Bashkuar është një ndër aleatët historik dhe strategjik të Kosovës, në çdo etapë të shtetndërtimit të saj.

“Duke falënderuar Morton për mbështetjen e pazëvendësueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Ministrja e Jashtme e Kosovës shprehu vullnetin e Prishtinës zyrtare për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, edhe pas procesit të BREXIT-it. Arritjet historike të Kosovës kanë ndodhur vetëm kur të gjithë aleatët tanë kanë vepruar bashkë. Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e rolit aktiv edhe të Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke brenda kufijve ekzistues”, citohet të ketë thënë Haradinaj – Stublla.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...