Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj-Stublla, homologut grek Dendias: Do të mirëprisnim vendimin e Greqisë për njohjen e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj–Stublla, ka pritur sot në takim homologun grek, Nikos Dendias, me të cilin ka diskutuar tema të rëndësishme për raportet midis dy vendeve, domosdoshmërinë për forcimin dhe avancimin e tyre, sidomos në sferat e interesit të përbashkët, por edhe çështje politike me ndikim në rajon.

Ministrja Haradinaj tha se e kupton pozicionin e Greqisë ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe kjo është një arsye shtesë përse janë të interesuar në zhvillimin dhe avancimin e raporteve ekzistuese.

“Natyrisht, ne do të mirëprisnim vendimin e Greqisë për njohjen e Kosovës, mirëpo jemi të përkushtuar t’i forcojmë raportet ekzistuese, si dhe t’i thellojmë në drejtim të duhur”, tha Haradinaj-Stublla.

Ministrja kërkoi nga homologu i saj që Greqia si një vend me ndikim jo vetëm në rajon, por edhe si vend anëtar i Bashkimit Evropian, të ndihmojë qartësinë e objektivit final dhe afatit kohor nën lehtësimin evropian të dialogut Kosovë – Serbi, me qëllim të zgjidhjes përfundimtare që nuk mund të jetë më pak se njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues.

“Marrëveshja e Uashingtonit për Normalizimin Ekonomik me Serbinë e lehtësuar nga SHBA-të dhe Presidenti Trump është një hap i madh drejt zgjidhjes finale. Kjo marrëveshje mbi të gjitha është hap i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit, prandaj si Kosovë jemi të përkushtuar për të përmbushur të gjitha pikat e saj dhe presim që edhe Serbia do të implementojë zotimet e saj karshi SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës”, shtoi Haradinaj-Stublla.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, ministri i Jashtëm i Greqisë ka mirëpritur angazhimin e shtuar të Kosovës për të zgjeruar dhe shfrytëzuar momentumin politik për rajonin dhe për dy vendet, për të fuqizuar dialogun ekonomik dhe tregtar dhe në veçanti jetësimin e projekteve energjetike sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, që në të ardhmen pritet të jenë edhe një lidhje tjetër e rëndësishme mes Kosovës dhe Greqisë.

Ministri po ashtu konfirmoi mbështetjen e plotë të Greqisë në jetësimin e liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe në përgjithësi për drejtimin Evropian të Kosovës.

Postime të ngjashme

KQZ-ja mund të shpallë të mërkurën rezultatet përfundimtare

T E

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...