Kosovë

Haradinaj-Stublla ngushëllon popullin kuvajtian për vdekjen e Emirit

Zhurnal Ads

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka shprehur ngushëllime institucioneve dhe popullit kuvajtian për vdekjen e Emirit të Kuvajtit, Lartmadhërisë së Tij Sheikut Sabah Al Ahmad Al Sabah.

“Jemi të pikëlluar për vdekjen e Lartmadhërisë së Tij, Sheikut Sabah Al Ahmad Al Sabah. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së tij, institucioneve dhe popullit të Kuvajtit”, ka deklaruar Ministrja Haradinaj Stublla.

Shefja e diplomacisë së Kosovës tha se Emiri Sheik Sabah Al Ahmad Al Sabah ishte një udhëheqës i nderuar që e shëndërroi Kuvajtin në një shtet modern, ishte një promovues i stabilitetit e sigurisë rajonale, dhe një mik për të gjitha kombet.

Republika e Kosovës do të nderojë trashëgiminë e Emirit Sheikh Sabah Al Ahmad Al Sabah,  dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në partneritetin dhe miqësinë e fortë me Shtetin e Kuvajtit.

Postime të ngjashme

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot del para Speciales

admin

Hysni Gucati dërgohet në Hagë

admin

Grabitje e armatosur në një pikë derivatesh në Veternikë, Policia arreston një person

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...