Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj-Stublla sot në Ankara takohet me ministrin Çavusoglu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka nisur sot vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë.

Në nisje të kësaj vizite, shefja e diplomacisë kosovare do të qëndrojë në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk-ut – Anıtkabir, ku do të bëjë vendosjen e kurorës dhe një shënim protokollar në Librin e kujtimeve.

Pas kësaj, delegacioni i Kosovës do të niset për në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, ku shefja e diplomacisë kosovare do të zhvillojë një takim kokë më kokë me homologun e saj, Mevlüt Çavuşoğlu, duke vazhduar më pas me takimin bilateral të të dyja delegacioneve.

Në njoftim thuhet se në këtë takim pritet të diskutohet për zhvillimet me interes të veçantë për të dyja shtetet, përfshirë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për situatën e vështirë pandemike, me theks të veçantë bashkëpunimin për sigurimin e vaksinës anti-COVID.

Ministrja Haradinaj-Stubllla dhe ministri Çavuşoğlu do të kenë një konferencë të përbashkët shtypi.

“Vizita e Ministres Haradinaj-Stublla në Ankara, me ftesë të homologut të saj, ri- konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe synon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

S.B.

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, mbrojtja kërkon 20 korrikun afat për dorëzimin e dosjes paraprake

S.B.

Prokuroria e Shtetit jep detaje të reja: Arrestime dhe rreth gjysmë milioni të sekuestruara

S.B.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga LDK-ja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...