Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj-Stublla: Vizita e ministrit grek në Kosovë është e një rëndësi të veçantë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla pret sot në takim homologun e saj grek, ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.

Ministrja e Punëve të Jashtme,  Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot në takim Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Fotografitë nga pritja, Haradinaj i ka publikuar në Facebook.

Ajo ka thënë se Greqia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe shtet i rajonit tonë, ka vënë një standard të lartë të konstruktivitetit politik – duke mirëmbajtur me Kosovën një dialog tejet praktik dhe duke përkrahur shtetin tonë në rrugën e integrimit Evropian.

“Sot pata kënaqësinë ta pres Ministrin Dendias në Prishtinë, për të diskutuar më vonë gjithë gamën e bashkëpunimit tonë bilateral, dhe për të shkëmbyer idetë tona se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet tona në fushat e interesit të ndërsjellë. Me Greqinë na lidhë edhe miqësia e përbashkët me SHBA-të, dhe është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin themeleve të forta të marrëdhënieve tona”, ka shkruar Haradinaj./GazetaExpress/

Postime të ngjashme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

T E

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

T E

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake

T E

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

T E

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...