Agjencia Zhurnal.mk

Haradinaj thotë se s’do të qëndrojnë duarkryq ndaj planit të Beogradit për ‘katastrofë humanitare’ në veri

Prishtinë, 21 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar rreth raportimeve se Serbia është duke përgatitur një inskenim për katastrofë humanitare në Kosovë, dhe të njëjtat i ka kundështuar teksa ka përmendur edhe disa të dyshuar për organizimin e këtij plani.

“Përpjekjet nga akterë të ndryshëm, zyrtarë dhe afaristë serbë në Veri të Mitrovicës të koordinuar me Beogradin zyrtar, për të paraqitur katastrofë humanitare në këtë pjesë të Kosovës janë të papranueshme dhe të dënueshme”.

“Boshatisja e dyqaneve, ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, për të cilën Qeveria e Kosovës është e informuar. Në bazë të këtyre informatave, mësohet se pjesë e organizimit të këtij plani janë Radosh Petroviq, Goran Vllashkoviq, Bojan Jakshiq – Cojo, Sllavisha Staniq, Radulle Steviq”.

Shefi i Qeverisë ka shkruar në një postim në Facebook se Kosova nuk do të qëndrojë e heshtur rreth kësaj çështjeje dhe njëherit ka ftuar qytetarët në veri të mos bien pre e këtyre planeve.

“Sipas burimeve të mekanizmave të sigurisë së Kosovës, ky organizim do të asistohet me logjistikë dhe forma tjera edhe nga organizata e ashtuquajtur ‘Civilna Zastita’ në veri, e cila udhëhiqet nga Stevo Paviçeviq. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre tendencave për destabilizim dhe ftojmë kryetarët e komunave në veri dhe qytetarët të mos bien pre e këtyre provokimeve”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...