Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj uron Bidenin, i tregon se edhe ky po garon për president

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për president të Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dërguar një letër urimi Joe Bidenit me rastin e inaugurimit të tij si president i 46-të i SHBA-së.

Përmes kësaj letre Haradinaj e ka njoftuar Bidenin se ka shpallur kandidaturën e tij për president të Kosovës.

“Në zgjedhjet tona të ardhshme parlamentare më 14 shkurt unë kam paraqitur kandidaturën time për president të Kosovës. Si Kosovë ne jemi të nderuar t’ju mirëpresim në vendin tonë, ku ju z. president tashmë jeni pjesë e historisë dhe unë kam besim dhe jam optimist se së bashku do ta shkruajmë edhe kapitullin për të ardhmen e Kosovës”, thuhet mes të tjerash në letrën e Haradinajt drejtuar Bidenit.

Letra e plotë:

I nderuar z. President,
Miku im i dashur!
Urimet e mia më të përzemërta për inaugurimin tuaj si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Qytetarët amerikanë kanë besuar në vizionin dhe udhëheqjen tuaj. Njëjtë edhe shumë vende në të gjithë botën, veçanërisht në Ballkan.
Në Kosovë zgjedhja juaj solli një shpresë të re për perspektivën e vendit tonë, pasi çdo qytetar është i vetëdijshëm dhe mirënjohës për kontributin tuaj të madh në lirinë dhe sovranitetin tonë. Emri juaj është i lidhur ngushtë me historinë e shtetit tonë të ri dhe shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë atë që keni bërë për Kosovën. Siç e dini, mosmarrëveshjet tona me Serbinë tani kanë kaluar në nivel diplomatik por ende nuk janë zgjidhur. Si shtet ne po punojmë pandalë tash e shumë vite për të realizuar aspiratën tonë që të jemi shtet plotësisht i njohur dhe anëtar i respektuar në NATO, BE dhe OKB. Me këto sfida para, është mirë të dimë, se Kosova tani, nuk ka vetëm një aleat, por një mik të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë dhe njerëzit tanë janë të sigurt në mbështetjen tuaj.
Në zgjedhjet tona të ardhshme parlamentare më 14 Shkurt, unë kam paraqitur kandidaturën time për President të Kosovës. Si Kosovë, ne jemi të nderuar t’ju mirëpresim në vendin tonë, ku ju z. President tashmë jeni pjesë e historisë dhe unë kam besim dhe jam optimist se së bashku do ta shkruajmë edhe kapitullin për të ardhmen e Kosovës.
Për mandatin tuaj të parë si President i Shteteve të Bashkuara ju bekoftë Zoti, fat dhe sukses.
Sinqerisht,
Ramush Haradinaj

Postime të ngjashme

Opozita i kërkon Qeverisë angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve

D V

Kusari-Lila: Minishengeni, ripaketim i idesë së ish-Jugosllavisë

D V

Musliu: Bashkëshorti i Vjosa Osmanit përmes presidencës më kërcënoi me padi civile

D V

Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani, paralajmëron padi

D V

Shtohet numri i rasteve me COVID-19 në spitale, aktualisht po trajtohen 106 pacientë

D V

Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...