Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haradinaj uron dy kadetët e FSK-së të cilët diplomojnë sot në Akademinë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar dy kadetët e Kosovës të cilët sot pritet të diplomohen në Akademinë Ushtarake SundHurst në Mbretërinë e Bashkuar.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nëntogerët Iliriana Bunjaku dhe Ardit Veliu, janë emrat me të cilët janë duke u krenuar sot të gjithë.

“Pas suksesit të kapitenit Ismail Hoxha, në Akademinë Ushtarake SundHurst në Mbretërinë e Bashkuar, edhe dy kadetë tanë do të diplomohen sot. Nëntogerët Iliriana Bunjaku dhe Ardit Veliu, janë emrat me të cilët krenohemi sot të gjithë. Orientimi jonë drejtë anëtarësimit në NATO, do të lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur e të shkolluar sipas doktrinës që përfaqëson kjo Aleancë. Urime Ilirianës dhe Arditit! Urime të gjithë atyre që sot me krenari përfaqësojnë uniformën e Ushtrisë sonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook duke falënderuar edhe aleatët e Kosovës për për mbështetjen e vazhdueshme.

Postime të ngjashme

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Dafina Vidishiqi

Kamberi: Pajtimi me Serbinë nuk mund të ndodhë pa ballafaqimin e saj me të kaluarën

Dafina Vidishiqi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Dafina Vidishiqi

Demhasaj: PDK gradualisht po largohet nga lidhja që kishte me UÇK-në

Dafina Vidishiqi

Takimi Kurti – Macron: Njohësit e çështjeve politike e konsiderojnë presion për dialogun

Dafina Vidishiqi

Norvegjia i dhuron mbi 180 mijë doza të vaksinës antiCOVID për Kosovën

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...