Haradinaj uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar Gjermanin për Ditën e Bashkimit.Haradinaj ka konsideruar se “Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një frymëzim e shpresë për popujt e shtypur kudo në botë”.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, vazhdon të jetë thelbësor”, duke shtuar se Gjermania “ishte përkrah popullit të Kosovës në momentet më vendimtare, për çka jemi përjetësisht falënderues”.Në fund, Haradinaj ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për Qeverinë dhe Popullin Gjerman, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe të gjithë gjermanëve që shërbejnë në Kosovë.

Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një frymëzim e…

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, October 3, 2021

Related posts

Bie bora e parë në Kosovë, zbardhen malet e Rugovës

D V

Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës (Dokument)

D V

Numër i lartë i viktimave dhe rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More