Haradinaj uron qytetarët e besimit islam: Në muajin e shenjtë Ramazan, të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore

nga D V

Haradinaj uron qytetarët e besimit islam: Në muajin e shenjtë Ramazan, të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar kreun e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava dhe qytetarët e besimit Islam me rastin e fillimit të muajit të shenjtë Ramazan.

Haradinaj ka thënë se në këtë muaj të mëshirës, le të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë muaj të mëshirës, le të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti.

Agjërim të lehtë!”, ka uruar Haradinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More