Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haraqija: Osmani u gëzua me shume se VV-ja për fitoren e Bulliqit

Ish Ministri i Kulturës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, ka thënë se partia ku ai bën pjesë duhet të mblidhet dhe të analizojë mirë situatën në të cilën gjendet, njofton Insajderi.

Në emisionin Pressing, ai ka thënë se LDK-ja nuk duhet të sjellë parashutistë brenda partisë duke aluduar në Vjosa Osmanin.

Haraqija është shprehur më pas se Osman i është gëzuar fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet komunale në Podujevë më shumë se vetë Vetëvendosja.

“LDK-ja duhet të bëjë vetëkritikë, nuk duhet me pru parashutistë. Duke filluar nga zonja Osmani. Ma shumë u gëzuar ajo që ka fituar Vetëvendosja sesa Vetëvendosja vetë”.

Nuk është problem i imi ky, ky është problem i zotit Mustafa që është kryetarit të partisë. Mua  kur më ka mund zotri Mustafa jam tërhequr, nuk e kam kallur shtëpinë. Prandaj po them parashutiste”.

Postime të ngjashme

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës

T E

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...