Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Harkëtarët – të gatshëm të paguajnë për kartonin e Eriksenit

Në Itali raportojnë se në adresë të Interit nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare për Christian Eriksen i cili është nxjerrë në merkato nga klubi zikaltër.

Megjithatë mediat ndërkombëtare raportojnë se interesimi për 28-vjeçarin danez nuk mungon, madje sëfundmi në skenë ka dalë një klub i madh.

Bëhet fjalë pikërisht për Ajaxin e Amsterdamit, klubin që besoi te Eriksen kur ishte shumë i ri dhe i dha mundësinë të hidhte hapat e parë në futbollin e madh.

Për yllin danez më shumë interes kanë shfaqur dy klube ishullore si Wolves dhe West Ham, por tashmë nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi te Ajaxi.

Harkëtarët janë të gatshëm të paguajnë për kartonin e Eriksen me Interin që është i gatshëm ta shesë, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e një largimi në formë huazimi.

Postime të ngjashme

Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës

T E

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...