Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Harmonizimi i vendit me standardet e BE-së në sferën e politikës monetare, falë edhe mbështetjes së plotë nga BE-ja

Zhurnal Ads

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Vlerësimet pozitive për Bankën popullore të paraqitura në raportin vjetor të Komisionit evropian për përparimin e vendit në vitin 2020 dhe për harmonizimin përparimtar me kërkesat e BE-së në sferën e politikës monetare dhe legjislaturës nga kjo sferë janë shumë të rëndësishëm për përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së. Duke u harmonizuar me standardet evropiane, Banka popullore tregon vendosmëri të fuqishme dhe gatishmëri për inkuadrimin e mëtutjeshëm drejt Sistemit evropian të bankave qendrore. Në realizimin e këtyre qëllimeve strategjike, Komisioni evropian dhe shumë banka qendrore nga BE-ja e mbështetën Bankën popullore përmes projekteve të rëndësishme, ndihmës teknike dhe aktiviteteve për përforcimin kapaciteteve. Pavarësia funksionale dhe institucionale janë kërkesa të domosdoshme të çdo banke qendrore në BE. Këto parime që janë përfshirë në ligj duhet të zbatohen plotësisht në vend.

Këto janë disa nga konkludimet nga takimi i parë i guvernatores së Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska me shefin e ri të Delegacionit të BE-së, ambasadorin Dejvid Gir.

Në takim, siç informojnë nga Banka popullore, u bisedua edhe për sfidat për ekonominë pas shpërthimit të krizës së koronavirusit, me ç’rast u cek rëndësia e mbështetjes së marrë nga BE-ja, përfshirë edhe përmes mbështetjes makrofinanciare të marrë nga BE-ja kohë më parë. Siç u theksua, për mundësimin e mbështetjes nga BE-ja, kyçe janë vlerësimet pozitive për punën e Bankës popullore dhe për parashtrimin e saj gjatë krizës me Kovid-19. Sipas vlerësimeve të BE-së, gjatë krizës aktuale globale, Banka popullore tregoi se është e gatshme për shfrytëzim maksimal të instrumenteve monetare të cilët janë kyç për mirëmbajtjen e stabilitetit makrofinanciar, që është i domosdoshëm për rikuperim më të shpejtë në periudhën e pas krizës. Siç është cekur edhe në raportin e KE-së, Banka popullore reagon shpejtë, me masa të targetuara për mbështetje të ekonomisë, si përmes instrumenteve të politikës monetare, ashtu edhe me ndryshimet në kornizën rregullatore.

Bashkëbiseduesit përmendën se është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe mbështetja që e merr Banka popullore nga Banka qendrore evropiane (BQE), përmes qasjes drejt likuiditetit devizor në euro, i mundësuar për herë të parë, i cili mund të përdoret nëse është nevojshëm, që është konfirmim shtesë për gatishmërinë e Bankës popullore për mirëmbajtje të suksesshme të stabilitetit makrofinanciar. Me qasjen drejt likuiditetit devizor të siguruar nga BQE-ja, Banka popullore mori edhe një hapësirë më të madhe për veprim të shpejtë dhe efikas në rast të realizimit të rreziqeve negative lidhur me krizën nga Kovid-19, që, siç u tha në takim, mund të jetë veçanërisht me rëndësi për përforcimin e stabilitetit financiar të vendit.

Në takim u bisedua edhe për aktivitetet projektuese që i zbaton Banka popullore me mbështetje të BE-së, mes të cilave posaçërisht veçon tuining-projektin “Përforcimi i kapacitetit institucional të Bankës popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në Sistemin evropian të bankave qendrore. Guvernatorja dhe ambasadori i BE-së shfaqën kënaqësi të ndërsjelltë për zbatimin e projektit. Realizimet e deritanishme mundësojnë hapësirë edhe për projekte të mëtutjeshme përmes të cilave BE-ja do t’i mbështetë përcaktimet e Bankës popullore për ndjekje të vazhdueshme të standardeve dhe rregullativave më të reja dhe më të larta evropiane.

Guvernatorja Angellovska-Bezhoska u falënderua për mbështetjen që Banka popullore e merr vazhdimisht nga BE-ja dhe për bashkëpunimin e suksesshëm me Delegacionin e BE-së. Ambasadori Gir theksoi se bashkëpunimi i tillë vazhdon dhe se në periudhën e mëtutjeshme mund të zhvillohet edhe përmes një sërë aktivitetesh të përbashkëta.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Fajnens think: Të identifikohen pjesë të cilat mund të ndikojnë në zhvillim

Z H

Tetovari që i’a dha arkën me flori Ismail Qemalit për Shqipërinë e Pavarur

T E

Një i plagosur me thikë dhe një me armë në Gazi Baba, policia po heton rastin

T E

Edhe një tentativë për të aktivizuar PPD-në

T E

Editorial: Bizneset të kënaqura me ndihmat, por frikësohen nga problemet burokratike

B M

Bytyqi-Duks: Bashkëpunimi ekonomik po zhvillohet në drejtim pozitiv

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...