Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Harris në Bruksel: Së bashku ta forcojmë demokracinë në botë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris përmes një fjalimi të mbajtur në Bruksel ka bërë thirrje për përkushtim në parimet demokratike, duke theksuar kështu se demokracia si në SHBA ashtu edhe në botë po kërcënohet.

Ajo gjithashtu theksoi se forca e një demokracie varet nga forcat e të gjitha demokracive.

“Ne përballemi me shumë sfida të përbashkëta të tilla si pandemitë, pasiguria ekonomike, ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike, kërcënimet e sigurisë si dhe sulmet ndaj demokracive, të cilat po ndodhin në të gjithë botën”, tha Harris, raporton AlJazeera.

Ajo ka tha se nevojitet vëmendje dhe përpjekje e vazhdueshme për të ruajtur demokracinë, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse ne e injorojmë demokracinë dhe e konsiderojmë të mirëqenë, sulmet do të bëhen më të shpeshta”.

Harris shtoi se duhet t’u përkushtohemi parimeve demokratike dhe se kemi nevojë për të forcuar institucionet në mënyrë që të arrijmë rezultatet e duhura.

Demokracitë në të gjithë botën duhet të bashkohen në luftën kundër sfidave të tilla si korrupsioni, padrejtësia dhe shkelja e të drejtave të njeriut, përfundoi nënkryetarja e SHBA-së.

Postime të ngjashme

Detajet/ Nuk ulesh në restorant pa vaksinë: Masat e reja që pritet të marrë Gjermania në vjeshtë

D V

SHBA-ja regjistroi numrin më të madh të rasteve të reja në 6 muaj e fundit

D V

Shkencëtarët kanë hartuar 500 milionë lidhje në një pjesë të vogël të trurit të miut

D V

Dy robotë po ndryshojnë mënyrën në eksplorimin e Marsit

D V

Spanjolli kapet me mbi një ton kokainë në Brazil

D V

Gjykata Kushtetuese e Francës: Kërkimi i dokumentit të vaksinimit për të hyrë në restorante është i ligjshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...