Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Harrojini legjendat që keni dëgjuar: Ja ç’duhet të bësh në të vërtetë kur të pickon një kandil

Nëse bëjmë këto dy veprime, supozohet që të kemi shpëtuar.

Nuk i kemi hyrë ende kërkimeve për të mësuar se për çfarë i shërbejnë natyrës kandilët e detit, por një gjë mund ta themi me siguri: Janë ndër krijesat më të bezdishme mbi sipërfaqen e rruzullit tokësor.

Çfarë ndyrësire e vogël duhet të jesh të pickosh një njeri që është në qejfin e tij duke u larë në det e ta bësh të dalë me ulërima në breg si një çupëlinë e trembur? Nëse dikush pyet, kjo nuk isha unë!

Me siguri kujtdo prej jush i ka ndodhur njëherë në jetë të pickohet nga këto krijesa xhelatinoze dhe të ketë duruar me orë të tëra atë djegien e tmerrshme që duket se nuk ka gjë që e qetëson.

Por teksa këshillat më të zakonshme janë që në zonën e prekur nga tentakulat të aplikosh akull, ta shpëlash me ujë deti e madje ka dhe legjenda që duhet ta shpëlash me urinë (Oh Zot, mos!), në fakt zgjidhja qenka një tjetër.

Sipas mjekëve, për të qetësuar djegien e një pickimi kandili, zona e prekur duhet zhytur ose shpëlarë bollshëm me ujë të nxehtë, deri aty ku trupi mund të durojë dhe gjithashtu duhet të sigurohemi që ndonjë copëz tentakulë nuk ka mbetur e ngjitur në lëkurë. Nëse bëjmë këto dy veprime, supozohet që të kemi shpëtuar.

Megjithatë, ka dhe raste të reaksioneve alergjike të cilat janë shumë më serioze se një pickim i thjeshtë. Simptomat e një alergjie përfshijnë dhembje të forta, marrje mendsh, të përziera, mpirje të pjesshme etj.

Në raste të tilla, nevojitet menjëherë ndihma e specializuar e një mjeku e po ashtu edhe në rastet e pickimeve në zona delikate, si përshembull në gojë, pasi enjtja mund të bllokojë rrugët e frymëmarrjes. 

Postime të ngjashme

Grumbullimi, teknika që ju ndihmon të jeni më produktiv

Lea Muslija

Mençuria dhe grykësia, çfarë i dallon nga njëra-tjetra?

Lea Muslija

Shtohen rastet me depresion, rritet ndjeshëm konsumi i qetësuesve në vend/ Ja pasojat që solli pandemia e COVID-19

Dafina Vidishiqi

Këto 5 mite të njohura bukurie nuk duhet t’i besoni më

Dafina Vidishiqi

Këshilla nga amvisat me përvojë: Një truk që parandalon formimin e akullit në frigorifer

Dafina Vidishiqi

3 arsye pse vajzat mund të bëhen të bezdisshme për një mashkull

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...