Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Harry Styles dhe Olivia Wilde bëjnë paraqitjen e parë publike si çift gjatë shëtitjes në Santa Barbara

Ata bënë debutimin e tyre si çift në Hollywood gjatë fundjavës në dasmën e agjentit të tij në Montecito.

Dhe Harry Styles dhe Olivia Wilde nuk treguan shenja ngadalësimi të gjërave ndërsa shijuan një shëtitje me miqtë e ngushtë në Santa Barbara, Kaliforni, të dielën.

Këngëtari i “Watermelon Sugar”, 26 vjeç, dhe aktorja, 36 vjeçare, u shfaqën mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa u komentua tejet shumë paraqitja e tyre publike.

Harry luan si ylli kryesor në filmin e ardhshëm të Olivia, “Don’t Worry Darling”, të cilin nëna e dy fëmijëve është duke e realizuar.

Paraqitja e çiftit të ri shënon marrëdhënien e parë publike të nënës së dy fëmijëve, që nga ndarja e saj nga i fejuari, aktori Jason Sudeikis, 45 vjeç, në fillim të vitit 2020 pas më shumë se tetë vitesh së bashku.

Olivia ndërkohë shfaqi një dukje të thjeshtë për shëtitje, një palë pantallona kafe e një triko po ashtu të tillë. Ajo përfundoi pamjen me një maskë të bardhë mbrojtëse në mes të pandemisë së coronavirusit.

Harry në anën tjetër kishte të veshur tuta sportive, të bardhë e triko ngjyrë kafe me një kapelë rozë në kokë.

Të njëjtit dukeshin në humor të mirë dhe po argëtoheshin mjaft shumë gjatë shëtitjes në Santa Barbara.

Postime të ngjashme

Dhurata Dora shijon pushimet në Maldive, merr vëmendje me një fotografi të publikuar pa makijazh

S.B.

Pse është e rëndësishme të mos humbasësh Trajtimin Klasik Kozmetik??!!

S.B.

Zack Snyder po punon rreth filmit të ri “King Arthur”

S.B.

Jolie shet pikturën e Churchillit për shtatë milionë funte

S.B.

Aktorja, Erica Watson vdes pas infektimit me COVID-19

S.B.

Louis Tomlinson: Gjithçka që duhet të dini për ish-anëtarin e “One Direction”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...