Harta e re Gjyqësore, SHBA: Mbështesim fuqimisht riorganizimin e sistemit, të plotësohen hapësirat që lë pas vettingu

Teksa debatet për Hartën e re Gjyqësore mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë vijojnë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë e rëndësishme që të miratohet një hartë e tij.

 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasada e SHBA në vendin tonë shkruan se harta e re gjyqësore duhet për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vettingut.

“Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet. Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vettingut. Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t’u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur. Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Related posts

Shefja e FMN në Shqipëri: Presim një rritje ekonomike për 2021, 7.8 %

D V

Rama: Vitin e ardhshëm do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”

D V

Shqipëri, 7 viktima nga coronavirusi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More