Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Has/ Tentuan të vidhnin dyqanin, pronari nxjerr armën dhe qëllon ndaj 15-vjeçarëve. Policia jep detajet

Katër djem të mitur të moshës 15 vjeç janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të dy vjedhjeve në rrethin e Hasit.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin, ata kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një lokal dhe në një dyqan.

Gjatë tentativës për të vjedhur në këtë dyqan, autorët janë konstatuar nga një prej pronarëve, i cili qëlloi me armë zjarri duke plagosur dy prej tyre. Pronari u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërsa një tjetër person, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një karikator me 27 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Helshani”, nga Komisariati i Policisë Has, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës. Operacioni për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës. Arrestohen 4 shtetas si autorë të dyshuar të dy vjedhjeve të ndodhura në rrethin e Hasit. 

Gjithashtu, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”. Efektivët e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjes së pronës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Helshani”.

 Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: -R. M., L. M., O. V. dhe E. V., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Peraj, Helshan dhe Krumë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Helshan, konkretisht:

Më datë 30.01.2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit U. I. Më datë 01.02.2021, në fshatin Helshan, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e shtetasit S. Sh. Gjatë tentativës për të vjedhur në këtë dyqan, autorët janë konstatuar nga pronari, shtetasi S. Sh., i cili ka qëlluar me armë gjahu, duke plagosur shtetasit L. M. dhe R. M., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi S. Sh., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. M., për veprën penale “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe u sekuestrua një karikator me 27 fishekë.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Automjeti i markës “Volkswagen” i përdorur nga autorët, 4 aparate celulare, një armë gjahu çifte në pronësi të shtetasi S. Sh., si dhe një karikator me 27 fishekë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Arrestohet një shtetas shqiptar për vënie të zjarrit pyjor në rrethinën e Gostivarit

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...