Hasani: Do të sjellim në Kuvend ligjin e ri “Për shërbimin e jashtëm”

nga D V

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se së shpejti do të kalojë për shqyrtim në Kuvend ligji i ri “Për shërbimin e jashtëm”.

Gjatë diskutimeve në komisionin për Çështjet Europiane, Hasani u shpreh se në këtë ligj parashikohet ndër të tjera edhe krijimi i koordinatorëve diplomatikë në institucionet kryesore.

Kjo, sipas tij, i shërben procesit të integrimit europian.

Hasani bëri të ditur se koordinatorët do të jenë diplomatë karriere që do të punojnë në ministritë e linjës që merren me raportime dhe me politika ekskluzive.

“Kjo synon që të ndihmohen të gjitha institucionet për dokumente dhe ekspertizën që ofrohen. Jam gjithmonë partizan i angazhimit të përbashkët, krijimit të mekanizmave që heqin elementët personalë dhe krijojnë mundësinë e reagimit në mënyrë sa më institucionale për tema të rëndësishme siç është integrimi”, tha Hasani, ndërsa shtoi se ” MEPJ merret me aspektin politik të integrimit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More