Hasani: Drejtori e re për politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon

nga D V

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit” në Konferencën e Ambasadorëve “Diplo 2024”.

Hasani u shpreh se, faktori shqiptar ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Këto vlera do të bëhen edhe më të dukshme dhe të prekshme për të gjithë, nëse bashkëpunojmë për të forcuar rolin dhe unitetin e këtij faktori, nënvizoi ai.

Hasani vuri theksin tek parimet dhe prioritetet e qeverisë shqiptare dhe politikës sonë të jashtme, të cilat janë të përkushtuara ndaj bashkëpunimit me faktorin shqiptar në të gjitha vendet e rajonit.

“Një shembull konkret i këtyre përpjekjeve është krijimi i një drejtorie të re, e cila do të fokusohet në politikat që kanë në qendër shqiptarët në rajon, me një vëmendje të veçantë ndaj bashkëkombësve tanë kudo ku ata jetojnë”, tha Hasani.

Ministri i Jashtëm nënvizoi se, forcimi i unitetit dhe ndikimit të faktorit shqiptar, do të promovojë një të ardhme të përbashkët dhe të qëndrueshme në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More