Maqedoni TOP LAJM

Hasani: Kërkesa për mësim me prani fizike për momentin e palogjikshme!

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në emisionin Click Plus në TV21, thotë se mësimin me prani fizike për momentin nuk na e lejon gjendja epidemiologjike.

“Kërkesa që të lirohen komplet shkollat me prezencë fizike është e palogjikshme për momentin në bazë të parametrave epidemiologjike që i posedojmë. Edhe dëshira është gjithmonë e madhe edhe unë kam dëshirë që të gjithë të kthehemi në gjendje normale, por për momentin nuk e kemi komoditetin, sidomos kur përgatitemi për valën e dytë dhe sidomos kur ka filluar numri të rritet në të gjithë regjionin dhe ne nuk e dimë a është vala e dytë apo është shfrenimet nëpër kafe bar”, deklaroi Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.

Hasani mes tjerash tha se lëvizja e lirë mes qytetarëve nuk do të rriste numrin e të infektuarve në asnjë anë të kufirit, duke shtuar se kjo gjë është dëshmuar me lëvizjen e lirë me Shqipërinë.

“Një ndër temat kryesor që u diskutua sot në Komisionin për Sëmundje Infektive ka qenë edhe hapja e kufijve si iniciativë e përbashkët e të gjithë neve, duke e kyçur këtu edhe Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. I diskutuam në mënyrë shumë të sinqertë edhe argumentet të cilat flasin se mbajtja e kufijve të mbyllura në ditët e sotme nuk do të na i përmisonte gjendjen me Covid-19 ditëve të ardhshme. Lëvizja mes qytetarëve nuk do e rriste numrin e pacientëve të infektuar me Covid-19 në asnjë anë të kufirit gjë e cila u dëshmua me lëvizjen e lirë që e kishim e Shqipërinë”, tha në Click Plus, Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetëisë.

Postime të ngjashme

OBSH-ja pret që pandemia e ardhshme të jetë shkatërrimtare

XH,I

Gjorgievska: Një nga nëntë rastet e vdekjes është për shkak të cilësisë të dobët të ajrit

T E

Agim Nuhiu: Këshilli Gjyqësor, me ndryshimet e reja hapet për qytetarët

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...