Hasani: Kosova humbi mundësi historike, të angazhohet për të përmbushur zotimet

nga D V

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se Kosova ka humbur mundësi historike që nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të premten [sot], por ka porositur Qeverinë që të angazhohet për të përmbushur zotimet që i ka dhënë.

Hasani ka thënë se krahas përpjekjeve për të përmbushur zotimet, Qeveria duhet edhe të angazhohet që në të ardhmen e afërt të mbahet edhe një tjetër mbledhje e Komitetit të Ministrave të KiE-së.

“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës të premten është mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formësimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike. Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash”, ka shkruar ministri i Jashtëm shqiptar në Facebook të premten.

Sipas Hasanit, “të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës!”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More