Në vetëm pesë ditë janë ofruar mbi 900 shërbime për shqiptarët në Kretë dhe Rodos (Greqi), duke përfshirë pasaporta, karta ID dhe veprime të tjera konsullore.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur sot se, “me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë “IdentiTek”, u realizua me sukses projekti për pajisjen me dokumente biometrike të bashkatdhetarëve tanë në Kretë dhe Rodos në Greqi”.
“Në vetëm 5 ditë, mbi 900 shërbime u ofruan, duke përfshirë pasaporta, karta ID dhe veprime të tjera konsullore”, theksoi Hasani, në një postim në rrjetet sociale.
Ky proces lehtësoi ndjeshëm aksesin e qytetarëve, uli kostot dhe eliminoi distancat e gjata për marrjen e dokumenteve, u shpreh ai.