Hasani: Shqipëria, krenare të qëndrojë pranë popullit bjellorus

nga D V

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani priti në takim kryetaren e opozitës së Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila po viziton vendin tonë në kuadër të Samitit “Pact of Free Cities” të organizuar nga Bashkia Tiranë.

Hasani shprehet se, Shqipëria është krenare të qëndrojë pranë popullit bjellorus, duke mbështetur luftën e tyre për demokraci, drejtësi dhe liri.

“Gjithmonë një kënaqësi dhe vërtet frymëzuese të takohem me një mike të dashur të Shqipërisë, Kryetaren e Opozitës së Bjellorusisë, Znj. Sviatlana Tsikhanouskaya, këtë herë në kuadër të Samitit “Pact of Free Cities” të organizuar nga Bashkia Tiranë”, shkruan Hasani në një postim në rrjetet sociale.

“Shqipëria është krenare të qëndrojë pranë popullit bjellorus, duke mbështetur luftën e tyre për demokraci, drejtësi dhe liri. Kurajoja e tyre na frymëzon të gjithëve”, nënvizon ministri Hasani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More