Agjencia Zhurnal.mk.

Hasani: Tetova e arriti pikun, nuk duhet të teprohet me masa shtesë

Shkup, 26 gusht – Zëvendësministri I Shëndetësisë, Ilir Hasani këto ditë po merr pjesë në të gjitha takimet që I ka shtabi I krizës për Komunën e Tetovës, ndërsa në takim me gazetarë theksoi se masa të reja shtesë për qytetin dhe rajonin nuk nevojiten, duke I konsideruar si kundërproduktive.

Ai gjendjen e vlerëson sit ë përkeqësuar, ndërkaq prania dhe angazhimi I tij në Tetovë është në drejtim të rritjes më të madhe të vaksinimit të njerëzve.

“Numri I pacientëve po ndiqet, nuk është I madh siç ishte para një jave dhe shpresoj se në Tetovë por arrihet piku I sëmundjes, që nuk do të thotë se ai pik është arritur në tërë Republikën. Tetova me siguri më herët “po digjet” në raport me vendet e tjera, për shkak të të gjitha gjërave të përgjithshme dhe faktorëve që u krijuan në këtë rajon. Kapaciteti i Spitalit të Tetovës që është fleksibil, është deri 130 vende. Janë të hapura kapacitetet edhe në Shkup”, tha Hasani.

Sipas tij, nuk nevojiten masa shtesë për mbrojtje nga Kovid-19 vetëm për rajonin e Tetovës.

“Ne i shohim të gjithë parametrat në Komisionin për sëmundje ngjitëse, nesër në orën 8:00 ka takim të rid dhe do të diskutohet për masa të reja. Personalisht mendoj se nuk duhet të teprohet me masat sepse janë kundërproduktive, si grumbullimi para marketeve, para dhe pas ditëve të karantinës. Edhe këto masa mund të ndihmojnë, nuk mund të thuhet se populli është I padisiplinuar, por individët. Unë i përshëndes qytetarët e ndërgjegjshëm, konsideroj se nuk duhet të përgjithësohet. Duhet të mbahet distance, të mbahet maska, të mos bëhen dasma, festa dhe ahengje”, tha zëvendësministri Hasani.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy