Agjencia Zhurnal.mk

Havertz pas debutimit për Chelsean: Premierliga shumë më e vështirë se Bundesliga

Kai Havertz e pranon se Premierliga është ligë shumë më e vështirë për të luajtur sesa Bundesliga, pasi e bëri debutimin testues për Chelsean kundër Brightonit të hënën mbrëma, transmeton Gazeta Express.

Nga përfaqësuesi i Gjermanisë priten gjëra të mëdha dhe të bukura në futbollin anglez, pasi Frank Lampard i derdhi hic më pak se 76 milionë euro për ta blerë atë nga Bayer Leverkuseni gjatë kësaj vere.

Të përshtatesh në rrethana të reja nuk është e lehtë, megjithatë, posaçërisht për një 21-vjeçar.

Havertzit do t’i duhet kohë për ta bërë këtë.

Kjo u bë e qartë në debutimin e tij kundër Brighton, pasi atij i mungoi kreativiteti në fushë.

Havertz pritet të shpërthejë dikur, por në këtë çast ai e pranon se kërkesat në ligën elitare angleze janë të larta, veçanërisht krahasuar me ato në Bundesligë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e zorshme sepse isha në pushim të gjatë dhe u ktheva në stërvitje me ekipin vetëm gjashtë ditë”, tha Havertz pas fitores së Chelseat 3:1 kundër Brighton.

“Më rëndësi është që fituam dhe jam i lumtur që debutova”, shtoi ai.

“Premierliga është shumë më e vështirë se Bundesliga. E kam kuptuar këtë në stërvitje dhe e kuptova edhe në ndeshje po ashtu. Por jam i lumtur që luajta 80 minuta”, nënvizoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...