Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haxhi Shala në Gjykatën Speciale mbrohet në heshtje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, sot është intervistuar në Gjykatën Speciale.

Ai pas intervistimit ka deklaruar se është mbrojtur në heshtje dhe se ka shënuar vetëm emrin dhe mbiemrin.

“Intervistimi shkoj mirë se vendosëm me avokatin ta shfrytëzojmë të drejtën të mbrohem në heshtje. I kemi dhënë disa shënime, emrin dhe mbiemrin dhe asgjë tjetër. Përderisa nuk kishim asnjë material as unë, as avokati se pse jam ftuar si i dyshuar, e shfrytëzuam të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar Shala për TV Dukagjinin.

Ai ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë tutje dhe se do të kthehet në Kosovë brenda 2-3 dite.

“Çka do të ndodhë në të ardhmen nuk e dimë as unë as avokati. E kam përfunduar për sot intervistën, nuk më është caktuar asnjë datë tjetër. Në Kosovë do të kthehem brenda 2-3 dite, se do të jem për vizitë te djali në Pragë”, ka thënë Shala.

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...