Haxhiu: Absurd qëndrimi i LDK-së që nuk shkojmë pa PDK-në

nga D. V.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e një Qeverie të Unitetit. Ajo e ka quajtur “absurde” idenë që LDK-ja nuk mund të formojë një qeveri pa përfshirjen e PDK-së, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e di çfarë po kërkojnë, a po kërkojnë që të gjitha partitë të jenë në qeveri bashkë? A duhet Kuvendi të ketë opozitë? Demokracia e kërkon këtë”, tha ajo.

“Nuk e kuptoj insistimin e LDK-së që domodoshmërishtë ta ketë PDK-në në partneritet, pra në koalicion”, tha tutje ajo.

“Insistimi i LDK-së pa PDK-në për mua është i paqartë”, u shpreh Haxhiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More