Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
“E quajtën “Marrëveshje historike për njohje” ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën”.
“Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.
Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen!”, shkruan ish-minstrja e Drejtësisë në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.