Agjencia Zhurnal.mk

Haxhiu: Kurti e pranoi se e rrëzoi Qeverinë për shkak të paranojave për marrëveshje sekrete

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pranuar se e ka rrëzuar qëllimisht Qeverinë e tij, për shkak të paranojave për marrëveshje sekrete Kosovës-Serbi.

Ajo ka thënë se sjelljet dhe deklaratat e tij janë të pakoordinuara dhe të paskrupullta,.

“Albin Kurti sapo e konfirmoi në RTV Dukagjini; se vet ishte protagonisti kryesor i cili e prishi koalicionin me LDK, me të vetmin qëllim rrëzimin e Qeverisë(vetrrëzimin). Dhe arsyeja kryesore: paranoja e tij për “marrëveshjen sekrete” në mes Kosovës dhe Serbisë, mosgatishmëria dhe mungesa e guximit për t’u përballur si lider i vërtetë në Shtëpinë e Bardhë. Dhe që i bie, se krejt sjelljet dhe deklaratat tjera të tij, të ç ‘koordinuara në vazhdimësi s’janë gjë tjetër përveçse lojëra të paskrupullta të stilit “kurtian””, ka thënë ai.

Ajo po ashtu ka kritikuar edhe panelistët e sotshëm para tij në një emision televiziv, duke thënë se Kurti u tall me ta dhe ata e lejuan sepse u vetëdorëzuan.

“Dhe krejt kjo ndodhi gjatë një seance ligjëruese, tipike e shkollës së VV – së, përballë panelistëve të vetdorëzuar paraprakisht, madje madje, duke e tallur me ta përgjatë gjithë kësaj ligjërate”, ka shkruar ajo në fund.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...