Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haxhiu: Qeveria Kurti 2 është e pashmangshme, hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se hilet dhe pengesat e mundshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm e rrisin atë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, theksoi se me 14 shkurt do të jetë fitorja e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa u shpreh se Qeveria Kurti 2 është e pashmangshme.

“Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët”, u shpreh ajo.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, tha se detyra e tyre tashmë është të shpaguajnë besimin e qytetarëve.

“Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, shkruan Haxhiu.

Postime të ngjashme

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

NISMA nuk e kaloi pragun, ky është numri i votave që mori Fatmir Limaj

S.B.

Sa u votuan partitë në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 – dallimi në vota, përqindje dhe ulëse

S.B.

Kosovë/ Ministri i Shëndetësisë: Ka pasur rritje të rasteve me COVID-19, të respektohen masat

S.B.

Adriana Matoshi siguron ulëse në Kuvend të Kosovës duke lënë pas disa ish-deputetë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...