Haxhiu raporton në Komisionin për Legjislacion

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 

Në këtë komisionin do të shqyrtohet në parim projekt-kodi i procedurës penale.

Po ashtu do të shqyrtohet në parim edhe projektligji në bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje civile.

Komisioni do të mblidhet në ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Votimi në lidhje me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit për interpretim të Rregullores së Kuvendit;

3. Shqyrtimi në parim i Projekt-kodit nr.08/L-032 i procedurës penale;

E ftuar Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu.

4. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile;

5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-213 bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale;

6. Raporti i punës së Komisionit për sesionin pranveror;

7. Formimi i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit sipas planit të punës së Komisionit;

8. Të ndryshme.

Vendi: N506

Koha: 10:00

Related posts

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Albin Kurti i kërkon votën qytetarëve

D V

Identifikohen katër viktima nga Gjakova në aksidentin që ndodhi në Kroaci

D V

Kryeministri i ri japonez Fumio Kishida falënderon Kurtin për urimin

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More