Haxhiu reagon pasi PDK-ja dërgoi ligjet në Kushtetuese: Po frikësohen nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

nga D V

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi PDK-ja dorëzoi dhjetëra ligje në Gjykatën Kushtetuese. Haxhiu ka thënë se kjo parti është e frikësuar nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, raporton Ekonomia Online.

“PDK sërish e paskan dërguar Ligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Gjykatën Kushtetuese. Kjo lëvizje tregon më së miri frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite”, ka shkruart Haxhiu në Facebook.

Ajo ka theksuar se është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More