Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Haxhiu thotë se Hoti u nis për në Bruksel pa pasaportë

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka thënë në një emision se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka harruar pasaportën kur ka dashur të niset për në Bruksel për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

“Po e them kështu që për marrëveshjen finale mes Serbisë edhe Kosovës që mëndu të jetë traktat paqe përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë është punuar ndër vite brenda partive politike shqiptare, njerëzve me peshë dhe miqve ndërkombëtarë”, tha ai.

“Deri këtu është bërë shumë punë dhe Kosova nuk e ka luksin që të shkojë në këtë fazë finale me një kryeministër, i cili ende nuk ka sjellë platformën para kuvendit, është nisur me nguti dhe pasaportë për në Bruksel. Edhe pasaportën e ka harruar, është dashur të presë aeroplani në pistë me udhëtarë që ai të vijë. Piloti, dhe kompania që është gjermane, ka thënë se duhet vetëm edhe 15 minuta që të vijë ose duhet të niset pasi nuk mund të bllokojë pistën. Është dashur policia me eskortë dhe alarme që të sjellë pasaportën për kryeministrin. I keni edhe kamerat e aeroportit. Kaq i papërgatitur ka qenë. Andaj edhe është hequr pika 10 në Uashington.”, shtoi Haxhiu.

Këto fjalë i tha ai edhe të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Postime të ngjashme

Policia me masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e pandemisë

N E

Vjosa Osmani për ‘The Irish Times’: Kosova synon të padisë Serbinë për gjenocid

N E

BE: Dialogu duhet të jetë prioriteti më i rëndësishëm i Kosovës

N E

14 të vdekur nga coronavirusi dhe 701 raste pozitive për 24 orë

S.B.

Kosnett dhe ministri Mehaj: Të intensifikohet bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

S.B.

Kurti ua shpalos programin shefave të BE-së, Szunyog: Do ta përkrahim qeverinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...